Shfaqet pas 18 vitesh vogëlushja qe u rrembye teksa shkonte ne shkolle

0
18





Një tjetër rast rrë.mbimi ab.uzimi shumëvjeçar është shfaqur në Kaliforni, kur një 29-vjeçare është paraqitur në rajonin e policisë në Konkord dhe ka deklaruar se është Jaycee Dugard, vogëlushja e rrëm.byer në vitin 1993, për të cilën nuk kishte gjurmë prej 18 vitesh.

Përgjegjës për këtë rrë.mbim janë Phillip Craig Garrido (58 vjeç) dhe gruaja e tij Nancy (54 vjeçe), që tashmë janë arrestuar. Vajza ka deklaruar se pas 18 vitesh nën sklla.vërinë e Garridos dhe abu.zimeve të vazhdueshme, ka sjellë në jetë dy fëmijë.

Rrethanat për zbardhjen e ngjarjes janë të paqarta. Thuhet se Jaycee ka shkuar vetë në polici dhe është prezantuar. Një variant tjetër është se ajo ka shkuar në polici bashkë me çiftin Garrido dhe dy fëmijët e saj. Garrido është arrestuar një herë në vitin 1999 për ngacmime se.ksu.ale

Seanca e parë gjyqësore për çiftin vendosi një kaucion prej 1 milion dollarësh secili. Jaycee ishte rrë.mbyer në Tahoe, ndërsa shkonte për në shkollë, 200 km në veri të San Franciskos, në moshën 11-vjeçare para syve të njerkut të saj, Carl Probyn, i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë i dyshuari kryesor për zhd.ukjen e vajzës, gjë që i kushtoi lidhjen me të. Jaycee dje ka përqafuar sërish familjen e saj që tashmë e dinin të vd.ekur.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here