Kreu i PSD, Tom Doshi reagoi pasi partia e tij doli nga gara e 25 prillit me 3 mandate deputetësh.

Ai falënderoi të gjithë votuesit dhe dha garancinë se do të përfaqësohen denjësisht në Parlament. Doshi deklaroi se kjo fitore për të do të thotë shumë.

“35 mijë vota në të gjithë Shqipërinë nuk janë pak. Mundemi të thmi, kundër të gjitha gojëve të liga se në Shqipëri ka 35 mijë vetë që kanë shpresë se PSD dhe Tom Doshi do ta çojnë zërin për ta në Parlament dhe do të mbrojnë interesat e tyre.

Nuk jam impenjuar asnjëherë për projekte të mëdha e të parealizushme, kam premtuar gjëra të vogla, ato gjëra me të cilat është e mbushur përditë jeta jonë, dhe vetëm ato gjëra jam mundar t’i zgjidh, në kohë, pa sorollatje koti e duke ju parë të gjithëve si miq e jo si votues e si numra.

Ju e dini mirë se i kam hyrë kësaj rruge i vetëm, pa struktura, pa militantë, pa patronazhistë e sot ne kemi tre deputetë në Parlament, kemi një ekip të rinjsh që punon me përkushtim.

Tom Doshi ia ka arrit qëllimit, nuk dua asgjë tjetër: më keni besuar dhe sot fitorja është juaja. Nganjëherë jam i rrëmbyer, por brenda vetes kam respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë, vuajnë, shpresojnë dhe më kanë mbështetur me votën e tyre.

Ashtu siç është në karakterin tim, asnji prej tyre nuk do të jetë qytetar i klasit të dytë për Tom Doshin dhe PSD.”

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here