Top Channel/ Trazirat e 97-ës/ Berisha urdhëroi bom/bardimin e jugut me avionë ushtarak

Konfirmimi i Berishës president provokoi agr/avimin e tensioneve. Kishte nisur grabitja masive e ar/mëve nëpër depo. Rrugët ishin në pushtetin e ba/ndave.

Kreu i SHIK Bashkim Gazidede, ngarkohet si drejtues i operacionit për rikthimin e rendit. Në fakt, urrejtja që kishte ngjallur SHIK-u dhe drejtuesi i saj në popull ndikoi për të kundërtën duke degraduar në dh.unë dhe përplasje me ar.më. Vendi ishte në fl.akë nga Jugu në Veri.



Në komisariate policët nisën dezerti.min në masë. Përditë raportohej për dj.egie institucionesh. Drama ishte e gjithanshme. Vetë Berisha do të deklaronte vite më vonë se ishte pikërisht ai që lejoi hapjen e depove me pretendimin se këtë e bëri që populli të vet.ëmbrohej.



Në fakt, e kundërta ndodhi. Bilanci ishte rreth 3.800 vik.tima dhe 5 mijë të pl.agosur në atë gjendje anarkie. Një prej momenteve më tro.nditëse të asaj kohe ishte urdhri për bomardimin nga ajri të protestuesve në disa qytete në Jug të vendit si Vlorë, Gjirokastër, Sarandë etj. Dy pilotët Ardian Elezi dhe Agron Dajçi, u arratisën drejt Italisë ku u ulën në aeroportin ushtarak Galantino. Dëshmitë e tyre ishin tr.onditëse. Pilotët deklaruan se
u urdhëruan të bombardonin civilët në Jug.



“Kishim urdhër të qëllonim autokolonën me njerëz”

“Kush guxonte në atë kohë të jepte urdhra që një avion ushtarak të bom.bardonte ne Gjirokastër apo të jepte urdhra që të hidhej gaz hel.mues? Ose të hapen depot? Kush guxonte përveç Berishës” u shpreh Fatos Klosi, Ish-shef i SHIK-ut

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *