Basha e ka çuar në një rezultat katastrofik të djathtën. E majta me numër mandatesh deputetësh dhe me vota është shumë më përpara se e djathta në Shkodër. Nëse do i mbledhim votat në mënyrë progresive kemi rreth 30 mijë vota për PS dhe 16400 vota për PSD janë 46 mijë vota dhe 47 mijë janë votat e PD.

Por nëse do ti shtojmë edhe votat e LSI që është një parti krejtesisht e majtë shkon në një total prej 56600 vota, ndërsa PD ka 47700 vota dhe po ti marrësh edhe partitë e tjera të djathta nuk shkon më shumë se 49 mijë vota.

Është e paimagjinueshme, që pas tetë viteve në opozitë të PD, pas betejave të forta të Lulzim Bashës me djegie mandatesh dhe bojkot të zgjedhjeve lokale, Shkodra të katandiset në një rezultat të tillë. Ku e majta siguron 6 mandate, nga të cilat 3 PS, 2 PSD dhe 1 LSI dhe e majta ka 8 mijë vota më shumë në qarkun e Shkodrës.


Faktet janë këto pas rezultateve të shpallura nga KQZ, ku janë numëruar 411 qendra votimi. Nuk ka alibi për Lulzim Bashën. Në Shkodër ka humbur, pavarësisht se vetë ka dy mandate më shumë se PS por janë edhe tre mandate të tjera të forcave të majta. E në rast se argumenti justifikues vjen se janë blerë apo shitur vota përgjigjia është e thjeshtë: Cila ishte alternativa apo siguria që u dha Lulzim Basha qytetarëve? Pasi që dikush të shkojë të shesë votën nuk e bën vetëm nga varfëria, por e bën edhe nga mosbesimi që ka tek pala tjetër e cila nuk ngjall shpresë.

Në rast se Lulzim Basha do të ngjallte shpresë askush nuk do e shiste votën dhe askush nuk do të dilte të votonte për Tom Doshin, për Bindjen Demokratike, as për Jozefina Topallin dhe as për LSI. Lulzim Basha nuk ka justifikim për humbjne e tij, nuk ngjall shpresë besim tek qytyetarët shqiptarë. Po të kishte ngjallur shpresë a, në rezultate do të shihnim që nuk do të votohej as Bindja, as Topalli dhe asnjë tjetër. Nuk u bë lider dhe nuk është ai që duan shqiptarët. Dhe sikur të mos mjaftonte humbja e madhe në bastionin e veriut, Basha nuk pati as guximin të jepte dorëheqjen, por paturpesisht vijon të qëndrojë në krye të PD.Cna


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here