Tra gjedia në klinikën private në Korçë/ 39-vjeçares nuk i doli anestezia

0
469

This post has already been read 17 times!

Dy persona, me detyrë personel mjekësor në një klinikë private në Korçë janë proceduar penalisht.

Kjo pasi një 39-vjeçare, Xhensila Duka ka gjetur vdekjen në këtë klinikë. Pacientja ka qenë duke bërë ndërhyrje në zorrën e trashë dhe nuk i ka dalë anestezia.

Ilir Bibolli, 65 vjeç dhe Marinela Postoli, 39 vjeçe, banues në Korçë janë proceduar, pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes. Duka ka humbur jetën dje rreth orës 16:30 në këtë klinikë private.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ Çfarë po ndodh…
Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”./CNA.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here