Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Beratit ku një i mitur është mbytur në lumin Osum. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, dhe sipas autoriteteve 7 vjeç është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë. Raportohet se i ati ka qënë duke kullotur bagëtinë pak metra më larg. Forcat e policisë bashkë me banorët bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të të miturit.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here