Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat sot paradite. Një fëmijë është mbytur në lumin Osum.

Mësohet se i ati i djalit ka qenë duke kullotur bagëtitë, ndërkohë që djali është futur për t’u larë në lumë.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here