TIRANË- Dosja.al publikoi një histori të shkëputur nga një novelë e shkrimtarit francez, Gijom Apoliner (frëng. Guillaume Apollinaire), i cili shkruante lidhur me zakonin e rrëmbimit të gruas nga shqiptarët.

Komentuesit, mes tyre dhe historiani Auron Tare, kanë zbuluar se për cilin shqiptar bëhet fjalë. Bazuar në periudhën në të cilën flitet dhe miqësinë e francezit, sipas tyre shqiptari nuk është askush tjetër veç Faik Konicës.

“Apoliner ishte mik i Konicës, i cili parashikoi gjenialitetin e poetit të madh. Ndoshta me këtë tregim, Apoliner ka dashur të na japë një portretizim artistik të Konicës. Vetë Konica ka folur për zakonin e rrëmbimit, në malësitë e Shqipërisë së Veriut,”-shkruan një prej komentuesëve. Ndërsa Tare me mbështet duke shkruar: Sigurisht që është Konica. Kush mund të ishte tjetër?

PJESË NGA NOVELA:

Shqiptarët janë burra të pashëm, fisnikë, të guximshëm, me prirje për vetëvrasje, gjë që padyshim do t’i bënte njerëzit të dridheshin për racën e tyre nëse cilësitë e tyre riprodhuese nuk do të kundërpeshonin mërzinë e tyre për të jetuar. Një shqiptar të cilin e njoha gjatë një qëndrimi të gjatë në Bruksel më la përshtypje të paharrueshme dhe të caktuara për një komb i cili, së bashku me skocezët, ndoshta, është më i vjetri në Evropë. Ky shqiptar kishte mikeshë një angleze që e bënte të vuante si vetëm ata që janë të elitës së njerëzimit mund të vuajnë nga dashuria. Vajza e re, e hipnotizuar nga prania mashkullore e rrëmbyesit të saj, buzëqeshi, e kënaqur në të gjitha kuptimet e fjalës dhe, kur ishim në vagonin e një treni që u nis drejt Erbestal, drejt kufirit, shqiptari po puthte (përqafonte), sa të ikte shpirti, më të nënshtruarën e grave.

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Ai është njohur si poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes.

(k.m/dosja.al)



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here