Trafik si kurrë më parë në Tiranë, ARSH merr vendimin: Hiqet rrethrrotullimi në Astir

0
15






Për shkak të punimeve që bëhen në Unazën e Re, qarkullimi i mjeteve do të devijohet sërish.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri sqarimin sesi do të kryhet lëvizja, duke njoftuar se rrethrrotullimi në Astir do të hiqet.

⚠Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se: Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel.

Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”. Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta. ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.”

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here