Ngjarje tejet e rëndë është ajo që ka ndodhur në Sarandë ku një biznesmen ka pësuar atak kardiak pasi policia I shoqëroi të birin.

Policia e Sarandës doli sot në deklaratë për shtyp, duke thënë se ka gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin K.S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1 Sarande.

Sipas ballkanëeb, kjo gjobë lidhet me vde.kjen e 62-vjecarit Sejko. Policia ka ushtruar kontroll sot rreth orës 04.00 në lokalin e djalit të biznesmenit.

Aty ka gjetur një tavolinë dhe për këtë arsye ka shoqëruar të riun në Komisariat. Dëshmitarë okularë kanë njoftuar babanë e tij, biznesmenin Shuaip Sejko, pronar i një hotel në qytetin bregdetar. Sapo ka marrë vesh lajmin, ai ka tentuar të niset drejt Komisariatit të Sarandës, por është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here