Tragjedi në Shkodër/ Po shkonte drejt varrezave, ndërron jetë burri pas i bie në kokë pllaka e mermerit –

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në fshatin Bushat të Vau i Dejës, ku një 67 vjeçar ka humbur jetën pasi aksidentalisht i ka rënë një pllakë mermeri në kokë.

“Më datë 07.06.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N.Th, 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejes, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë shtetasi N.Th ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”, njofton policia.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *