Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak më parë Tiranën ku një 44 vjeçar është hedhur nga kati i 7 i një pallati në Tiranë, ku dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit studenti, tek terminali, ndërsa shkaqet e hedhjes së 44 vjeçarit nuk dihen ende.

Njoftimi i Plotë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here