Tragjedia e rëndë, u përgjak sërish miniera, djalit të ri i këputet jeta në mes, detaje të dhimbshme

Pas vdekjes tragjike të 35-vjeçarit në Minierën e Bulqëizës,Policia ka arrestuar teknikun e minierës dhe ka proceduar 2 persona të tjerë.

Njoftimi:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi :

-D. K., 34 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë teknik miniere në një subjekt minerar.

Si dhe filloi procedimi penal për shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar.

Arrestimi i shtetasit D. K., dhe procedimi penal i dy shtetasve të tjerë u bë pasi  nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën shtetasi E. A.,  35 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Vijon…

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *