Tragjedia me 44 të vdekur, reagon Presidenti Meta – Korrieri.net


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e rëndë në Izrael, ku 44 persona humbën jetën gjatë festivalit Lag B’Omer.

Meta shpreh hidhërim për tragjedinë e rëndë dhe i shpreh ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e viktimave.

Presidenti Meta deklaroi më tej se bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik Izraelit, duke i uruar shërim të shprejtë të plagosurve.

“Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në Izrael. Ngushëllimet më të ndjera për familjet dhe të afërmit e viktimave. Bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik izraelit dhe urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve,” shkruan Meta.

44 persona janë shtypur për vdekje në një festival fetar në veri të Izraelit. Llogaritet që turma që kishte marrë pjesë në këtë përkujtim fetar të ishte rreth 100 mijë njerëz, ndërkohë që kanë dalë dhe pamjet e minutave para tragjedisë.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *