Tragjedia në Itali/ Shkon në 13 numri i viktimave nga shkëputja e kabinës së teleferikut, 2 fëmijë në gjendje kritike për jetën

Shkon në 13 numri i viktimave nga shembja e kabinës së teleferikut në Stresa-Mottarone të Italisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Verbania-Cusio-Ossola, ndërsa dy fëmijë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se, fëmijët e moshës 9 dhe 5 vjeç u dërguan nga shërbimet e urgjencës në spitalin e Torinos në gjendje të rëndë.

Kujtojmë se, në kabinën e teleferikut që u rrëzua nga pika më e lartë e rrugës, ndodheshin 15 persona, 13 nga të cilët humbën jetën. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të dëmtimit të një litari në pjesën më të lartë të trasesë e cila, duke filluar nga Liqeni Maggiore, arrin një lartësi prej 1,491 metrash.

Kabina ra njëqind metra nga shtylla e fundit. Udhëtimi zgjat rreth njëzet minuta.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *