Tragjike në minierën e Bulqizës! 27-vjeçari humb jetën pas rrëzimit të masivit të gurëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Bulqizës ku një 27-vjecar i identifikuar ai Eldi Alla ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë. Mësohet se Alla ka qenë duke punuar në minierë, 1 mijë e 500 metra nën tokë në momentin që e kanë zënë poshtë një masiv gurësh. I riu ka marrë plagë të rënda, të cilat kanë bërë që i riu të humbasë dhe jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë, por ende nuk ka asnjë të arrestuar, si përgjegjës për vdekjen e të riut.

Njoftimi i policisë

 Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *