Tregon këmbët në mes të emisionit, habit këngëtarja e njohur: Nuk kam kohë të depilohem

0
9





Këngëtarja e njohur, Katy Perry i ka habitur të gjithë me deklaratën e bërë së fundmi.

Ajo ka pranuar hapur se nuk ka kohë për t’u depiluar që pasi u bë nënë.

Këtë deklaratë, Katy e bëri pas performancës së një konkurrenteje në “American Idol”, duke u shprehur kështu:

“Zëri yt është ëngjëllor. Si një nënë e re, unë nuk kam shumë kohë për vete prandaj kam hequr dorë nga depilimi, por kur të dëgjova të këndoje, qimet në këmbët e mia u ngritën përpjetë. Më rrënqethe. Ishe e mrekullueshme”.

Ndërkohë që këngëtarja fliste, Luke Bryan hodhi sytë nga këmbët e saj për të parë nëse ajo po thoshte të vërtetën.

Kate nuk ngurroi dhe ngriti këmbën mbi tavolinë duke treguar se vërtet kishte qime.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here