Lefter Maliqi ka bërë thirrje te forte opozitës së bashkuar të mos i njohë zgjedhjet e 25 prillit, por të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në muajin shtator. Sipas Maliqit, në 25 prill ka ndodhur “krim i rëndë elektoral”.


Ky nuk ikën pa një revolucion demokratik, unë kam bindjen totale qe PD, LSI, që opozita e bashkuar po mbledh te gjitha faktet e provat për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e ardhshme. Jam i bindur totalisht qe kjo do te ndodhe.


S’mund të fitojë krimi elektoral, s’mund të blihet e ardhmja demokratike e vendit. Sot ne jemi de fakto në diktaturë.

Thirrja ime eshte e qarte, e sakte, zgjedhje të parakohshme, ngritje në këmbë e të gjithë opozitës, e gjithe shqiptareve per zgjedhje te menjehershme edhe lokale edhe te pergjithshme pa Ramen kryeminister. Nëse opozita pranon Ramën e një qeveri teknike me këta drejtorë ky është krimi më i madh që mund të ndodhë. S’mund te ndodhe qe policia e shtetit te vihet ne sherbim te mafies e oligarkeve”, tha Maliqi jashtë Kryesisë së Kuvendit për mediat.


Maliqi kishte dhe një thirrje për diplomatët e huaj në vendin tonë.


“Nëse kanë vesh të dëgjojnë, e sy të shikojnë, të maten mirë se ne duam të jemi si europa e amerika nëse bëjnë këto gabime, të presin verdiktin e OSBE-ODIHR, e dëgjuan raportin paraprak”.


“Synimi i tyre ishte të godisnin sa më pak PD që mos bëhej zhurmë e madhe e të godisnin LSI, megjithë me këtë blerje masive LSI mbijetoi mbi 1000 mije vota duke i rrëmbyer dhe 3 mandate, jemi më të fortë se kurrë këto zgjedhje s’do njihen këto s’ishin zgjedhje por blerje, krim i mirëfilltë elektoral.


I bej thirrje opozitës së bashkuar të bëjë cdo rinumërim të kutive se të gjithë e dime se masakra elektorale ishte para, gjatë votimit dhe pas procesit të votimit.


Vrasës me pagesë mbi 30 vjet të dënuar në Kucovë e Berat në gjithë Shqipërinë u përdorën nga segmente të PS me presione e shantazhe si u shantazhua dhe administrata”, tha ai nder te tjera.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here