Tronditi me historinë e saj të trafikimit, lirohet nga burgu babai i “Miss Universe Kosova”





“Miss Universe Kosova”, Tuti Sejdiu, tronditi me historinë e saj të dhimbshme të trafikimit dhe të përdhunimit në moshën 13-vjeçare të cilën e rrëfeu në finalen e madhe të kompeticionit të bukurisë. Ditën kur mori kurorën, ajo deklaroi se babai i saj ndodhet në burg dhe sipas saj, ai ndodhej prapa hekurave për shkak se kishte kërkuar drejtësi për të. Por sëfundmi është bërë me dije se i ati i Tutit është liruar. Përveç kësaj, është mësuar arsyeja e qëndrimit në paraburgim të babait të saj, H.Sejdiu. Burime të Gazetës Express kanë njoftuar se ai është arrestuar më 1 korrik të këtij viti me dyshimet për kryerjen e veprës penale “kanosje”, ndërsa ndaj tij Gjykata Themelore e Gjilanit kishte caktuar një muaj paraburgim, konkretisht deri më datën 31 korrik të këtij muaji. Por atij me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Gjilanit i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Në një intervistë për “ATV”, Miss-i kosovar tregoi më shumë për historinë e saj të përdhunimit duke përmendur edhe babain. “Në moshën 13-vjeçare jam përdhunuar e jam trafikuar nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi im nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi. Ata njerëz që janë munduar të ma marrin mua jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm sepse ka kërkuar ndihmë për mua, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pasur asnjëherë. Ç’ka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as të na marrë në telefon, as ta shohim e ti çojmë rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet të jetë. Unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e do nxjerr drejtësinë në vend. Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mua e ka dëshmuar që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më duket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, u shpreh ajo. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *