Turjan Hysko ndan imazhin më të bukur me Orindën dhe Atarën nga vendi i saj special





Pritjes së ëmbël të Orinda Hutës i erdhi fundi pak ditë më parë. Ajo dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyrë të cilën e pagëzuan me emrin Atara. Që pas lindjes së së voglës, producenti i njohur postoi një foto me të në krah duke ekspozuar portretin e saj që në fillim. Ndërkohë që kanë kaluar disa ditë nga ardhja në jetë e Atarës, Turi ka publikuar imazhin më të ëmbël të familjes së sapo krijuar në Instagram.
“Dhoma më e bukur në botë”, shkruan ai teksa na prezanton me vendin special të bebushes ku mbizotëron ngjyra pink dhe e bardhë. Në foto ai shfaqet pranë Orindës, ndërkohë që ajo mban Atarën në krahë. Duhet të theksojmë se kjo foto na kanë ngrohur zemrat të gjithëve!

Kujtojmë se Orinda dhe Turi, një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, kanë dokumentuar pjesën më të madhe të shtatzënisë së këngëtares dhe prezantueses në rrjete sociale deri në ditën e lindjes. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *