Dhu.na në familje ka shpërthyer gjatë pandemisë sa kohë kufizimet na mundësuan më tepër orë qëndrimi në banesë dhe për rrjedhojë më tepër orë pranë të afërmve. Dy vëllezër nga Kukësi u rra.hën me njëri tjetrin, pas ko.nfliktit se cili prej tyre duhet ta mbante nënën e moshuar.




Sipas gazetës “Si” të rinjtë jetojnë në Paskuqan dhe të dy ata do të hetohen për dhu.në në familje pasi secili ka kallëzuar tjetrin, teksa e rra.hur prej tyre, ka përfunduar edhe e motra e martuar në një lagje tjetër periferike të Tiranës.




Vëllai më i madh, thotë në polici se prej vitesh jeton në Itali dhe se për shkaqe emigracioni e kishte të pamundur ta merrte nënën me vete. A.Q., 45 vjeç, kujton se kur u largua, më i vogli N.Q., 38 vjeç, e paralajmëroi, se nëse nuk e merrte nënën, nuk do ta shihte sa të ishte gjallë.




“Kur erdha, shkova për vizitë. Mora edhe motrën me vete që është e martuar në Bathore, Kamëz. Ai nga inati që nuk e mora nënën, nuk më lejon ta takoj atë. Më ka thënë, nëse e do kaq shumë mbaje ti. Por nuk e marr dot. Kjo gjë na ka sjellë një kon.flikt të madh në familje. Unë hyra me dhu.në në shtëpi dhe u drejtova për nga dhoma ku rri nëna. Por vëllai më kapi për krahu dhe nuk më lejoi. Më kapi për krahësh dhe më nxori jashtë”,- thotë 45-vjeçari në polici.




Në këtë moment, mes dy vëllezërve ka ndërhyrë e motra, e cila nga shtyrjet mes dy vëllezërve është rrëzuar përtokë. Por sipas përshkrimeve, kur vëllai i madh e ka ngritur në këmbë dhe i ka thënë që të dilnin, ajo ka tundur kokën dhe ka kërkuar të qëndrojë.




“Unë ika, pasi vëllai i vogël më shtynte derisa dola përjashta. Pas pak metrash, më mori në telefon motra dhe duke qarë më kërkoi ta prisja. U ktheva dhe pashë që vëllai e kishte rr.ahur dhe atë”,- shprehet 45-vjeçari, i cili veç pretendimit për dh.unë, kërkon ndihmën e policisë që të takojë nënën. /24news

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here