Gazetari i njohur Bledi Mane me nje status te tij ne Facebook ka treguar disa gjera per Markun Markun, ku mbi te gjitha flitet per raportin e tij me bashkeshorten.

Me poshte ndiqni statusin:


“GANGSTERI” I RRUGËS SË KAVAJËS
***
Sa herë shikoni Mark Markun kur ulëret nëpër studio televizive qajani hallin. Sa herë revoltohet dhe kërcënon Mark Marku mos u trembni e mos e merrni seriozisht. Bën një jetë të dyfisht brenda shtëpisë ku intimidohet, poshtërohet e kërcënohet nga “gruaja” e tij dhe sapo zbret shkallët e pallatit, kollitet, trash zërin, aktron dhe shtiret si i frikshëm.


Qajani hallin Mark Markut se nuk e ka me asnjë nga ju, është brenda tij frustrimi i akumuluar nga një jetë mizerje me fëmijëri pa lodra, adoleshencë pa puthje, burrëri pa staturë. Mbetet çirak i një martesë të sforcuar dhe kërkon të shfryjë e të çlirohet.


Asgjë nga ato çfarë nxjerr nga goja nuk janë organike, nuk janë të tijat. Imiton dhe përcjell kërcënimet që i ka hasur çdo ditë në katund, në pyll, në konvikt dhe po çdo ditë dhunohet jo vetëm verbalisht nga gruaja e tij por edhe nga mënjanimi që i kemi bërë edhe ne ish studentët e tij.


E njohim mirë ndaj edhe ju pijani lëngun porsi ne. Është kërcell i tharë nëpër të cilin kurrë nuk ka qarkulluar eliksir. Mos e këpusni, mishërojeni!

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here