U dhanë shumë premtime, por janë akoma në çadra në shi e në të ftohtë, burri: Kush pyet për ne o vëlla, po heqim shumë…

0
23

This post has already been read 19 times!

Fillimi i sezonit të shirave dhe të ftohtit ka nxjerrë në pah situatën e vështirë që po kalojnë qindra familje, 10 muaj pas tërmetit që iu shkatërroi shtëpitë, ku ata vazhdojne të jetojnë në kushte të rënda në çadër.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ishte në Shpërdhet të Kurbinit, ku pa situatën e rëndë të familjes së Shkelzen Ukës.

Historia e familjes së Shkelzen Ukës në Shpërdhet të Kurbinit, banesa e të cilit është shembur në tërmetin e 26 nëntorit: A rrihet këtu në çadër, në gjithë këtë dimër që po vjen? Nuk dua luks, veç shpi të fus kokën mrenë.

Ai thotë se shtëpia është shkatërruar plotësisht dhe është për rindërtim, por në bashkinë e Kurbinit askush s’i jep as përgjigje, e jo më zgjidhje. “Kush pyt o vlla, kush pyt. Të shkosh dhe në bashki s’pyt kush, hala ska ardh thotë informacioni për shpi e asigjo”, – thotë Shkelzeni, i cili jeton në një çadër që fut ujin e të ftohtin brenda e që duhet të presë dimrin pa asnjë shpresë.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here