Detaje të reja kanë dalë nga grabitja që ndodhi në Vlorë dhe më pas të shtënat me armë zjarri.

Pronarja e argjendarisë së grabitur ka rrëfyer gjithë tmerrin që përjetoi qeë nga momenti i futjes në argjendari të autorit.

Ajo deklaroi se nuk arriti ta shikonte autorin në fytyrë pasi ishte me kurriz dhe u detyrua të shtrihej në tokë. Ajo tha se autori mbante një çifte në dorë ndërsa i kërcënonte se dol qëllonte.

“Nuk e pash autorin në fytyrë se isha me kurriz, po mbante një çifte në dorë! U shtrim përtokë, nuk mund të flas dot tani”, tha pronarja e argjendarisë.

Një dëshmitare tjetër ka treguar gjithë çfarë ka parë dhe dëgjuar nga grabitja e argjendarisë në qytetin e Vlorës. Një banore e zonës ka treguar se ka dëgjuar disa të shtëna dhe nga ai moment ishte fshehur brenda një lokali.

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here