“U gjet i pajetë, në pozicion lutjeje në pyll”, gazetarja zbulon historinë tronditëse në Tiranë, Gerti ekonomisti vdiq pasi…

 

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar se një histori, të padëgjuar më parë, e një ekonomisti 32 vjeçar, ka qenë rasti i parë në kryeqytet i cili ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, dhe grupet e hetimit edhe sot nuk dinë të japin përgjigje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.



Gazetarja ka treguar në “Abc e Mëngjesit” rastin e vdekjes së 32-vjeçarit në rrethana misterioze, rast të cilin ajo po e investigon prej një viti. Sipas saj, bëhet fjalë për një të ri, Gerti S.

“Gerti është i pari që ka humbur jetë në rrethana misterioze, të pa hetuara. Kanë ardhur vërdallë dhe si kanë dhënë përgjigje…”



I riu ishte ekonomist dhe pasi nisi të frekuentonte një sekt të caktuar filloi të ndryshonte sjellje. Familjarë të tij i kanë treguar Hoxhës se ai filloi të mos konsumonte më produkte me origjinë shtazore, dhe kërkonte që në shtëpi të konsumoheshin vetëm produkte me natyrë bimore.

Më tej nisën edhe konfliktet me familjarët.

“Ndryshoi sjellje, agjendë, rutinë, ndryshoi edhe menynë ushqimore. Kërkonte të konsumoheshin vetëm produkte me natyre bimore, jo mishi. Pas konflikteve, u largua nga shtëpia. Nga burime mësova se po kërkonin një 32-vjecar, e ëma është ankuar dhe nuk po e gjente dot.”



Dyzetë ditë më vonë, Gerti u gjet i pajetë në një zonë të pyllëzuar.

“Ishte i vetmuar, i paushqyer, i vetëflijuar, në pozicion lutjeje. Nisën hetimet. U kërkua një sekt që dyshohet se kishte bazën në zonën e ish-stacionit të trenit. Nuk e gjeta. Prokuroria ia kaloi si çështje komisariatit Nr.1 dhe ngjarja vazhdon të jetë ende pa asnjë autor.”

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *