U gjobit pasi theu orën policore, gruaja korrupton policin ne menyren me sensuale

0
186

Një oficer policie është pezulluar pas një skandali i cili ishte regjistruar nga kamerat e zonës. Mësohet se një polic në Peru është filmuar duke u puthur me një vajzë, ndërsa thuhet se kjo e fundit kishte shkelur orën policore kundër Covid. Siç shihet në pamje, polici afrohet dhe puthet me gruan që kishte shkelur rregullat, gruaja mundohet ta bindë zyrtarin që të mos e ndëshkojë në këmbim të puthjes dhe polici e pranon.


Polici i paidentifikuar u detyrua që të largohet përkohësisht nga vendi i punës, ndërsa autoritetet në kryeqytetin peruan, Lima, po zhvillojnë hetimet lidhur me rastin. Ibero Rodriguez, zyrtar për sigurinë e qytetarëve, tha se Luis Molina, e ka marrë vendimin për ta pezulluar menjëherë këtë polic. Peruja është në mesin e shteteve më të prekura nga pandemia në Amerikën Jugore, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë shënuar mbi 44.000 viktima dhe raste që kapin shifra të frikshme.

Burimi: dailymail.co.uk



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here