Shpërthimi i Covid-19 dha një dum dyshimesh tek njerëzit. Përveç vdekjeve pa limit, infektimeve që shtohen dita-ditës, tashmë po futen edhe njerëzit në sherr. Rasti më i fundit është i një shqiptari 67 vjeç, i cili jetonte prej kohësh në Giulianova dhe ishte kthyer nga një qëndrim në Shqipëri me simptomat e koronavirusit, rreth dhjetë ditë më parë. Drejtori i përgjithshëm i spitalit ku ishte shtruar, Maurizio Di Giosia tha se pacienti vdiq në spitalin e Teramo, pasi vuante nga Covid-19. Di Giosia shtoi se ai kishte edhe një sëmundje serioze dhe të përhapur neoplazike.

Shqiptari vuante edhe nga pneumonia që i kishte pushtuar 80 përqind të mushkërive dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk shpëtoi dot. Shqiptari humbi jetën një ditë më parë, ndërsa, sipas mediave italiane, familjarët dhe të afërmit e tij kanë fajësuar dhe madje kanë kërcënuar mjekët italianë, për neglizhencë.

Di Giosia thotë:

Nuk kishte lidhje me kujdesin mjekësor, shtoi Di Giosia, por vdekja e pacientit provokoi reagimin e të afërmve, madje disa kërcënuan punonjës shëndetësorë. Situata Covid në Teramo është serioze dhe do të vazhdojë moshapja e shkollave, nëse situata do të mbetet e tillë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here