U kthyen në bankat e universitetit, 770 studentë rezultojnë me koronavirus

0
18

This post has already been read 13 times!

ANGLI

770 studentë të Universitetit Northumbria në Britaninë e Madhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Studentët kryen testet pasi 78 prej tyre kishin shfaqur simptoma, ndërsa tashmë të gjithë të infektuarit janë karantinuar në shtëpitë e tyre.

Edhe kontaktet e tyre kanë filluar të karantinohen, ndërsa një anëtar i kabinetit të Këshillit të qytetit të Newcastle tha se janë marrë të gjitha masat për t’u siguruar studentëve gjithçka që kanë nevojë.

Gjithashtu edhe vullnetarët do të dorëzojnë pako ushqimore dhe sende të tjera thelbësore për ata që janë të karantinuar.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here