U largua nga “Përputhen”, Erjoni zbulon arsyen e vërtetë se përse e mori këtë vendim

0
22

This post has already been read 17 times!

Erjon Geca vendosi që të largohej papritur nga emisioni “Përputhen”.

Në një postim në Instagramin e tij, Erjoni do të shkruante:

“Dua ta nis kte story duke ju falenderuar pafundesisht per mbeshtetjen tuaj dhe per suportin tuaj qe me keni dhene deri me sot E meritoni qe tkeni nje pergjigje per vendimin tim dhe pse e kisha te veshtire, qe te largohem nga emisioni .. Arsyeja kryesore qe me beri te mar ate vendim eshte sepse siq e thashe dhe ne studio preferova qe te dilja kishin me shum se dy fytyra keshtuqe un smund te lejoja veten time te isha afer tyre, arsye tjeter qe nuk besoj se do kisha dicka serioze me ndonjeren nga gocat dhe pse jane personalitet qe ma ka dhene zoti dhe jashte atij programi ku nuk e ndjeja veten me njerez real, disa nga ata shum te mira, nul gjej asnje perputhje, kam nje karakter nje smund te lejoja kurr qe tma shkel njeriu.. per mua ka vlere me shum njeriu real sesa njeriu fake vetem per ca followers apo per ” show” kte nuk e bej dot … Ky jam un, ky eshte Erjon Geca kam parimet e mia dhe nuk ndryshoj as nuk mund te pershtatem me disa njerez qe jane large meje … Po ashtu dua te falenderoj produksionin qe me dha mundesine te tregoj veten time siq isha un. Dua te falenderoj dhe Gocat jane shum te mira … Ju uroj suksese shumices aty”

Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi për herë të parë edhe arsyen e këtij vendimi që i habiti të gjithë teleshikuesit.

Ai u shpreh se arsyeja ka qenë një debat i ashpër mes tij dhe Anës.

“Ana tha se takimin që kishim bashkë e vlerësonte shumë. Më pas tha se nuk ishte për të mbyllur plagët e mia të vjetra. Gjërat ndryshuan. Patëm një debat të ashpër mes nesh për një gjë banale dhe më ofendoi rëndë.

Nuk ja lejoj askujt në botë, e prandaj vendosa që të hiqja dorë nga Ana. Ishte e dukshme se aty isha për Anën. Ana më pas e kuptoi se nëse do më kërkonte një takim tjetër do e refuzoja”, shpjegoi ai.

Erjoni tregoi se nuk është bërë pishman aspak se ishte pjesë e këtij emisioni.

“Do isha pishman nëse nuk do të merrja pjesë. Është një eksperiencë e bukur”, përfundoi ai.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here