Pak ditë më parë, 28-vjeçari nga Maqedonia, Arsim Abdyli kërkoi largimin nga “Përputhen”. Ai tha se duhet të shkonte në Zvicër për të vizituar të birin.

Mirëpo, pas largimit nga programi, Arsimi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë në Instagram. Ish-konkurrenti publikoi një foto të dorës së tij me një unazë në gisht, krahas së cilës shkruante “Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi”.

E dini kush fshihet pas kësaj dhurate kaq domethënëse? Me sa duket – Ana Lleshi, ish-konkurrentja e Për’puthen. Burime kanë treguar se dyshja janë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Këtë e ka konfirmuar dhe Meridian Ramçaj. Për më tepër, ai ka publikuar dhe një foto krah Arsimit në rrjete sociale, duke shkruar:

“Fotoja u mundësua nga Ana, faleminderit!”.

Kujtojmë se në muajin shkurt qarkullonin edhe thashetheme se ata mund të takoheshin bashkë. Dyshja publikuan foto në rrjete sociale dhe në sy ra divani i njëjtë.

Epo, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të themi Urime dhe ishalla sa më shumë për’puthje.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here