U mendua se u tërhoq, Turqia nis drejt Kretës anijen “Oruç Reis”

0
25

This post has already been read 22 times!

Anija turke kërkimore Oruç Reis, që u dërgua në muajin gusht ne Mesdheun Lindor për kërkim hidrokarburesh duke nxitur përplasjet e forta me Greqinë, është gati të lundrojë drejt hapësirës detare të Kretës.

Lajmi i përcjelle nga mediat turke është pasqyruar edhe në shtypin grek. Sipas tij, kërkimi dhe shpimi gjeologjik do të kryhen në shtatë zona të parashikuara në memorandumin e nënshkruar mes Turqisë dhe Libisë, të cilin Athina e konsideron të paligjshëm. Kompania Turke e Naftës kërkoi leje për shpimet që priten të fillojnë para fundit të vitit.

Disa anije turke, nga sa thuhet në këto raporte, do të eksplorojnë zonën  në dhe përreth Kretës, e konsideruar si një nga pjesët e Mesdheut Lindor me rezervat më të mëdha të gazit. E para pritet të shkojë atje Oruc Reis, dhe më pas bazuar në gjetjet e saj, do të vendosen platforma shpimi.

Turqia i kundërshtoi zyrtarisht kërcënimet për sanskione nga Bashkimi Europian ndaj aktiviteteve të saj në rajon, që i kanë përshkallëzuar ndjeshëm tensionet me Greqinë e Qipron. “Përdorimi i vazhdueshëm i retorikës së sanksioneve nuk është konstruktiv,” tha Ministria e Jashtme Turke në një deklaratë. “Bashkimi Europian duhet të kuptojë se nuk mund të arrijë asgjë në këtë mënyrë, “theksohej aty.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here