Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar gazetarja Ketrin Gjocaj e cila ka dhënë një kontribut 30-vjeçar në ekran duke sjellë formate të ndryshme televizive ndër vite. Për herë të parë ajo ka folur në këtë intervistë për divorcin që ka pasur para shumë vitesh dhe marrëdhënien që ka me vajzën e saj e cila ka jetuar që e vogël në Gjermani me të atin.

Ketrin Gjocaj: Ne kemi qenë 6-7 vjet martuar, kemi qenë të lidhur më herët, të fejuar qëndruam 7 vjet. Ajo që luajti rol në këtë mënyrë jetese të ndarë, ishte dhe largësia sepse që në ’91-shin bashkë me vajzën, me vjehrrën time, gjithë familja shkoi në Gjermani, në ato kushte që kishte Shqipëria atëherë sepse edhe ata nga ana e mamasë kishin probleme të persekutimit, të një jete me probleme në Shqipëri. Që aty filloi një gjë që nuk shkonte sepse unë e dashuruar me ekranin, me një familje normale. Ne vazhdojmë të kemi marrëdhënie shumë të mirë, edhe kjo gjë duhet thënë, nuk ndodh në të gjitha çiftet.





.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here