U ngatërrua në maternitet, nënën biologjike e gjen në treg kur po blinte atlete

0
28

This post has already been read 24 times!

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë e ftuar një grua rome e quajtur Hamide Aliu e cila ka rrëfyer historinë e saj të veçantë dhe të dhimbshme.

Ajo ka tregua se është ngatërruar në maternitet kur ishte foshnjë dhe ka përfunduar në një familje të bardhë. Pas 38 vitesh ka gjetur nënën e saj biologjike në një treg kur kishte dalë të blinte atlete.

Mirela Milori: Kur je takuar me familjen biologjike?

Hamide Aliu: Do e sillja burrin tim në Tiranë për të dalë në komision siç dalin të verbërit dhe vajta të blija një palë atlete. I mora me radhe dyqanet. Vajta tek dyqani i dytë dhe pyeta sa lekë bëjë atletet, ajo më pa dhe filloi të qante dhe e kuptova që ishte mami im. Aty më thotë që ti je vajza ime dhe pastaj nuk mbaj mend më asgjë, më ka rënë të fiktë. Ajo e kuptoi sepse i ngjaja shumë. E kam gjetur pas 38 vitesh.

Mirela Milori: Si eci raporti me familjen biologjike më pas?

Hamide Aliu: Kur u përmenda aty, më tha mami hajd të të jap një kafe dhe të të tregoj historinë. Ajo ishte ndarë nga babai dhe ishte martuar me një tjetër. Bashkëshorti i saj më ka përqafuar si të isha fëmija i vet. Kur kam shkuar tek shtëpia e nënëns dhe nuk e prisja që njerku të më priste aq mirë dhe me aq dashuri.

Mirela Milori: Të ndihmojnë?

Hamide AliuMe aq sa kanë mundësi.

Mirela Milori: Po familja që të ka rritur, të ndihmon?

Hamide Aliu: Më ndihmon mami e babi, por nuk më ndihmojnë vëllezërit e janë të martuar. Nuk i kam parë prej shumë kohësh. Nuk dua t’i prish punë me nuset e tyre. I dua shumë të gjithë.

Hamide tregon se vajza e familjes që është birësuar është martuar me një burrë të komunitetit rom dhe ka njohur edhe famijen e saj të vërtetë.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here