U nda nga Shkelzeni? Armina tregon të vërtetën

Armina Mevlani festoi të dielën 30-vjetorin me një festë që do ta mbahet mend gjatë. Ish-Miss Shqipëria organizoi eventin me titull “Under the sea” (nëndet) dhe vetë u vesh si një sirenë. Mes fotove të publikuara në Instagram nga festa e saj përralore miqtë më të afërt, u vu re mungesa e partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit. Po ashtu ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here mungoi dedikimi i tij për Arminën në rrjetet sociale nga ana e tij.



Kaq ka mjaftuar që të gjithë të aludojnë që çifti mund të jetë ndarë. Megjithatë, blogerja e njohur nuk i ka lënë thashethemet të vazhdojnë, teksa ka reaguar për herë të parë.

Armina ja ka mbyllur “gojën” atyre që kanë spekuluar duke publikuar dhe një foto ku ka pozuar e rrethuar me disa buqeta lulesh. Ajo ka treguar se një pjesë prej tyre i ka marrë nga familja, miqtë dhe nga partneri i saj, Shkëlzen Berisha. “Falënderuese për miqtë e mi, familjen time, dashurinë time për lulet e mrekullueshme dhe që më keni bërë të ndihem e bekuar”, shkruan modelja bukuroshe. /News31





.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *