U qëllua me 20 plumba, pamje nga vendngjarja, ndërron jetë pronari i biznesit –

Një atentant me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, konkretisht në lagjen Pavarësia.

Mësohet se i riu i cili u plagos si pasojë e të shtënave ndaj një biznesi në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit të Vlorës, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ai është shtetasi Delon Troqe, 35-vjeç. Troqe është pronari i një biznesi makinash në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit bregdetar, vendi ku i është bërë dhe atentati dhe ku ka ndërruar jetë.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se viktima sapo ishte kthyer nga Spanja.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *