Pavarësisht se ata vetë nuk e kanë konfirmuar asnjëherë, tashmë dihet botërisht se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pas 17 vitesh. Të paktën këtë e kanë treguar fotot e vazhdueshme nga paparacët dhe burime të afërta pranë çiftit. Ndërkohë që romanca mes tyre vazhdon dhe lidhja sa vjen e bëhet serioze, të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë mendojnë fëmijët e dyshes së famshme për këtë marrëdhënie. Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur për “People” se fëmijët e JLO kanë filluar të mësohen me idenë e të pasurit një njeri tjetër në jetën e mamasë së tyre. Për momentin ata po kalojnë më shumë kohë me babain, por deri tani nuk kanë pasur asgjë kundër partnerit të ri të Jennifer. Binjakëve të artistes do t’u duhet më shumë kohë, sepse ata u lidhën shumë me Alex dhe dy vajzat e tij.

Ndërkohë, fëmijët e Ben janë shumë të kënaqur me partneren e re të babait.

Mësohet se çifti ka rënë dakord që të mos martohen sërish. Burimet pranë tyre thonë se ata ndajnë të njëjtat mendime dhe nuk e shohin si diçka të nevojshme një fejesë apo martesë. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here