U rrëzua nga kati i tretë i ndërtesës ku punonte, humb jetën 24-vjeçari nga Librazhdi




Një 24 vjeçar nga fshati Zdrajsh në Librazhd ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë, paraditen e sotme në Shkup.

Burime bëjnë me dije se 24-vjeçari Mirjam Kryeziu punonte prej rreth një muaji në Maqedoni, dhe është aksidentuar dje pasdite, ndërsa sot ka ndërruar jetë në spital.

Ai është rrëzuar nga kati i tretë i një banese, duke pësuar dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Edhe pse iu është nënshtruar dy operacioneve, ai nuk ka mundur që të mbijetojë, ndërkohë që pritet të dërgohet trupi i tij pranë familjes.

Ngjarja ka lënë të shokuar të gjithë familjarët e tij, ndërkohë që Kryeziu kishte vetëm një muaj, që po përpiqej të siguronte të ardhura për familjen e tij.

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *