U shtrua në spital me koronavirus, mësohet gjendja e Silva Binos

0
25

This post has already been read 12 times!

TIRANE

Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISHP dhe një nga zërat që prej muajsh kemi dëgjuar të flasë shpesh për pandeminë Silva Bino është shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv, ose COVID1 pasi është prekur nga koronavirusi.

“BalkanWeb” ka arritur të komunikojë me zonjën Bino për gjendjen e saj shëndetësore. Ajo ka konfirmuar se është me COVID por se është në gjendje të mirë. “Jam shumë mirë. Jam me Covid po jam mirë”, tha Bino.

Kujtojmë se po sot për gjendjen e zonjës Bino, e cila është pjesë e komitetit të ekspertëve reagoi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohet nga kolegët e saj.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here