U sulmua eskorta e Kryeministrit Rama, Prokuroria ‘fundos’ 7 zyrtarët e lartë, ja demokratët që u morën të pandehur –



Është rikthyer sërish në vëmendje 2 vite pas ngjarjes, dosja për sulmin ndaj eksortës së Kryeministrit Edi Rama në Librazhd. Prokuroria e Elbasanit, ka marrë të pandehur 7 zyrtarë të Partisë Demokratike në Librazhd dhe Elbasan nën akuzën e “Organizimit, pjesemarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Ngjarja ka ndodhur në 13 qershor 2019, ku në hyrje të Librazhdit, Partia Demokratike, ka organizuar një tubim, duke kryer bllokimin e rrugës me qëllim ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe më konkretisht të eskortës së kryeministrit, Edi Rama.

Megjithëse me anën e një shkrese të kryetarit të PD në Librazhd Bujar Vreto, ishte kërkuar marrja e një leje nga komisariati i policisë lokale për zhvillimin e tubimit në 13 qershor, strukturat policore e kanë cillësuar si të pamundur mbështetjen me efektivë policie të tubimit, pasi në këtë datë në Librazhd zhvilloheshin dhe dy aktivitete të tjera.

“…më datë 13 qershor 2019 është përcaktuar zhvillimi i dy aktiviteteve të organizuara nga subjekti Partia Socialiste Dega Librazhd dhe Federata Shqiptare e Futbollit, aktivitete për të cilat nga ana e Komisariatit të Policisë Librazhd, ishin angazhuar forca policie.

Nga policia e Librazhdit i është kërkuar subjektit “Partia Demokratike” që të përcaktoje një datë tjetër me qëllim angazhimin e foracve për një zhvillim normal të këtij tubimi…”-thuhet në shkresat përcjellëse.

“Ora Neës”, ka mësuar se i pandehur është marrë Bujar Vreto, kryetar i PD në Librazhd, Aurel Bylykbashi ish-deputet i PD në Elbasan, Arjan Karriqi kryetar i PD në Prrenjas, dy sekretarët e PD, Leonard Ozuni dhe Erlind Gurra si dhe dy simpatizantë të PD, Bujar Kojku e Dashamir Boja.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *