U sulmua nga serbët se bëri simbolin e shqiponjës, reagon Gjon’s Tears

Gjon’s Tears ka reaguar për herë të parë pas sulmit të mediave serbe, pasi këngëtari 22 vjeçar bëri simbolin e shqiponjës në momentin që Shqipëria i dha 12 pikë në Eurovision, ku ai u rendit i treti. Ato e cilësuan veprimin e artistit si skandal dhe provokim, siç bënë edhe me Anxhela Peristerin. Ndërkohë edhe njerëzit në rrjetet sociale drejtuan një mori sharjesh ndaj të riut duke kërkuar skualifikimin e tij.

Në lidhje me këto sulme, që sigurisht nuk kanë pasur si qëllim provokimin e serbëve, Gjon Muharremaj ka thënë:

“Nuk e kuptoj shqetësimin. Unë doja thjesht të falenderoja Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë.Ju keni qëndruar gjithmonë pas meje… keni qenë gjithmonë krenarë për mua. Jam shumë i lumtur për këtë gjë dhe kjo ishte mënyra ime e falenderimit”.

Kujtojme se Italia fitoi Eurovisionin pas 31 vitesh duke u përfaqësuar nga “Maneskin” me këngën rock “Zitti e Buoni”. Grupi u shpall fitues vetëm pas votave të publikut duke shkuar në total në 524 pikë./News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *