U tha se ishte ndarë, Gylsereni i bukur ua mbyll gojën të gjithëve: Dua dasmë të madhe!

0
30

This post has already been read 25 times!

Aktorja turke Nurgul Yesilcay e njohur në Shqipëri si ‘Gylseren’ prej kohësh është në një romancë me producentin Necati Kocabay.

‘Dua një dasmë me zhurmë' ja pse ‘Gylseren’ anuloi ditën e saj të shënuar

Së fundmi, çifti kishin vendosur t’i jepnin fund beqarisë dhe po planifikonin dasmën.

Por, aktorja gjatë një daljeje të fundit për mediat tha:

“Ne ishim duke u përgatitur për martesë, por e shtymë atë për shkak të pandemisë. Në të vërtetë nuk mund të bëjmë dasmë tani sepse unë nuk dua një dasmë pa zhurmë. Nëse kemi fat, ne mendojmë se vitin e ardhshëm do ta bejmë dasmën”, tha aktorja, duke na lënë të kuptojmë që çifti dëshiron një dasmë tradicionale me këngë e valle.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here