”U vesha me të bardha dhe ika”/ Arilena Ara tregon momentin se si u ngjit në skenë pasi i ati i dha shpirt: Ishte në zi, por…

0
25

This post has already been read 12 times!

Këngëtarja Arilena Ara ka treguar gjithmonë se ka qenë shumë e lidhur me babanë, të cilin e ka humbur disa vite më parë, ndërsa sot ka folur për momentin më të dhimbshëm në jetën e saj.

Arilena Ara: Shaj lyrics in English - Albania Eurovision 2020

Në emisionin “E diela shqiptare”, Arilena është pyetur nëse ka ndonjë moment që ka qenë e shkat ërruar dhe i është dashur të aktrojë dhe të dalë në skenë, apo në një intervistë.

Ajo pranoi se ka pasur plot momente të tilla, ndërsa rrëfeu momentin e dhi mbshëm kur humbi babain dhe telefonatën me Adi Hilën.

“Sigurisht, ka patur shumë momente. Të gjithë i kemi ato momente që nuk jemi mirë nga ana shëndetësore etj etj. Por një moment që ka lënë shenjë në jetën time për vetë faktin që pas atij moment ndryshoi komplet jeta ime, është gjatë kohës kur babi ende jetonte dhe ishte i sëmurë, ishte në ditët e tij që do të thoshte mirupafshim domethënë.

Mori një telefonatë nga Adi Hila, duke qenë se unë isha edhe pjesë e Gjeniut dhe kishin kaluar një vit e gjysmë, ai e telefonoi dhe i tha se do bëjë X Factor dhe Arilena duhet të jetë pjesë e audicioneve. Dëshira e madhe e babit pavarësisht se e dinte ikjen e tij, e dinte që nuk do më ndiqte dot, ishte që goca do jetë patjetër në X Factor dhe do ta çoj deri në fund këtë gjë edhe pse nuk do jem unë fizikisht për të.

E mbaj mend atë telefonatë dhe ishte shumë e vështirë nga ana e tij të bënte atë telefonatë. Unë isha shumë e emocionuar, babi ka qenë një njeri që fliste shumë dhe nga lodhja e tij fizike nuk e bënte dot ashtu siç donte, megjithatë ajo ishte telefonata e fundit që ka bërë dhe ka marrë dhe unë pas atij momenti më është dashur të iki në audicionet e X Factor. Ndërkohë që e gjithë familja ime mbante zi për babin pas ikjes së tij, unë u vesha me të bardha dhe ika në audicionin e parë. E qeshur e lumtur, duke mos e ndarë me askënd këtë histori padiskutim dhe mund të them që aty ndryshoi jeta ime. Babi me dha bekimin më të madh”, u shpreh ajo.

Arilena Ara: 10 facts about Albania's Eurovision 2020 singer

Albania: Arilena Ara Confirms 'Shaj' Will Include English For Eurovision -  Eurovoix

Since November, Arilena Ara has worn almost the same thing - Anabel Picks

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here