Ua na rrëmbeu zemrat me këtë/ Gjesti i veçantë i Ledian Memushajt na përloti të gjithëve, ja ç’bëri ai –

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare Ledian Memushaj është gati që pasi të rikuperojë dëmtimin që e detyroi që të operohej në fund të edicionit, të udhëtojë drejt Serisë C me këtë klub ku shpesh ka mbajtur shiritin e kapitenit, edhe në edicionin në Serinë A.

Klubi bëri të ditur sot se Memushaj ishte takuar me drejtuesit në zyrat e Peskarës dhe u kishte komunikuar vendimin e tij që të hiqte dorë nga rroga e muajit qershor, për të ndihmuar klubin në këtë moment të vështirë ekonomik, përtej rënies nga kategoria.

“Klubi, ndërsa falënderon futbollistin për gjestin e tij në një moment sigurisht delikat për klubin, nxit lojtarin që të vazhdojë rrugëtimin e tij personal të rikuperimit, në mënyrë që të jetë i gatshëm për rifillimin e kampionatit”, shkruhej në komunikatën e klubit, që bënte të qartë vazhdimësinë e mesfushorit të përfaqësueses shqiptare në këtë klub në Serinë C.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *