Ua zbukurojnë shtëpinë dhe nuk kanë nevojë për shumë kujdes, këto lule duhet t’i ketë çdo grua shqiptare: Durojnë deri në 4 muaj pa ujë

0
24

This post has already been read 20 times!

A ka bimë më të përsosura se ato të cilat mund t’i ujitësh një herë në katër muaj?

Aspidistra: Është lule e cila toleron kushtet e jetës të cilat do ta mby tnin cilëndo bimë tjetër. Është e përshtatur që të lulëzojë në vend shumë të freskët, por mund të përballojë dritën e diellit vetëm një orë në ditë dhe shumë pak ujë.

Zamia: Kjo bimë ka prejardhje nga Afrika. Me gjithë prejardhjen, Zamia nuk e do klimën e shkretëtirës. Do dritë mesatare, përballon madje edhe vend me shumë hije, por funksionon mirë edhe në hapësirë pa dritare, nëse ka ndriçim flouroshent. Pos që pastron ajrin, kjo bimë ka forcën që të depozitojë ujin në kërcejtë e vet të trashë, andaj mund të përballojë edhe 4 muaj pa ujitje.

Dracena: Dracena apo bambuja e lumtur ka prejardhje nga Afrika. Do shumë lagështi andaj mund të rritet drejtpërdrejt në një gotë me ujë. Më së shumti i do vendet siç janë banjat, me mjaft lagështi dhe pak dritë.

Bromelia: Kjo bimë e pazakonshme me fletë ngjyrash të ndryshme ka edhe lule të pazakonshme. Do vende me hije, por edhe herë pas here diell. Nëse gjendet në zyrë pa dritare, kjo bimë nuk do të ketë lara në fletë, por ato do të kenë ngjyrë të gjelbër të errët.

Fitonia: Fitonia është bimë e cila mund të rritet perfekt në dritë artificiale. Kërkon jashtëzakonisht pak ujë. Është shumë dekorative dhe e përsosur për zyre.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here