Bashkeshortja e Mark Kodrës, autorit të vrasjes së fqinjit të tij në Shkodër, Emiljano Ndou është shprehur se vrasja ka ndodhur pas një debati mes dy djemve, djalit të saj dhe viktimës.

Gruaja tregon se 25-vjeçari ka xhiruar gomat para banesës dhe në këtë moment, djali i ka thënë të ecë me kujdes, por Ndou i është përgjigjur “Eci si të kem dëshirë”. 

“25 vjeçari xhiroi gomat para shtëpisë. I doli djali dhe i tha ec me kujdës, ai i tha eci si të kem dëshirë dhe më pas u largua”, tha ajo.

Gruaja e autorit tregon se i shoqi shkoi për tu sqaruar me të. “Burri shkoi për tu sqaruar më pas erdhi në shtëpi dhe mori armën. I dola përpara që ta ndaloja por nuk më lejoi. Qëlloi katër herë me armë”,-tha ajo. 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here