Një shok më erdhi për vizitë në shtëpi dhe pimë diçka sëbashku. U ulëm në divan dhe nisëm të flasim për jetët tona. Por pas pak, u ngrita dhe shkova në kuzhinë për të larë pjatat e darkës. I thashë se do të kthehesha shpejt por ai më shikonte disi i habitur. Pastaj më tha, “Të nderon fakti që ndihmon tët shoqe në punët e shtëpisë? Unë spo e ndihmoj më sepse kurrë nuk më ishte mirënjohëse”.

 

Atëherë u ktheva dhe u ula në divan për ti shpjeguar disa gjëra. I thashë se unë nuk po ndihmoja fare time shoqe. “Ajo nuk ka nevojë për ndihmë. Ajo ka nevojë për një shok jete. Unë nuk po ndihmoj atë të pastrojë, edhe unë jetoj këtu. Nuk po ndihmoj atë duke gatuar, sepse edhe unë ha këtu, kështuqë duhet të gatuaj. Nuk po ndihmoj atë duke larë pjatat, i kam përdorur edhe unë. Nuk po ndihmoj atë me fëmijët, ata janë edhe fëmijët e mi. Unë nuk jam ndihmë në shtëpi. Jam i barabartë me pjesëtarët e tjerë të familjes”. Duke iu referuar të qënit mirënjohës, atëherë pyeta shokun tim:

 

“Sa kur është hera e fundit që ke falenderuar tët shoqe që ka larë dyshemenë, enët, ka palosur rrobat, ka bërë gati fëmijët për në shkollë, ka gatuar, ka ndërruar shtresat, etj…?”

 

Mësimi:

Në shtëpi është themelore që secili të bëjë pjesën e tij. Mësoju fëmijëve të tu vlerën e bashkëpunimit, sepse shtëpitë tona dhe zakonet tona të përditshme janë hapi i parë për të ndryshuar të gjithë shoqërinë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here