Uou/ Partia Socialiste bën lëvizjen urgjente, ja ç’do ndodhë nesër në orën 17:30, u ‘futen ethet’ Ministrave, deputetëve dhe Drejtorëve…

Partia Socialiste pak kohë pas zgjedhjeve të 25 prillit, dhe fitores së bindshme, pritet të mbledhe ditën e nesërme në orën 17:30 online, Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në rendin e ditës të bërë publik bëhet me dije se mes të tjerash PS do të vendosë për miratimin e projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë. Nesër do të miratohet projekt vendimi për analizat e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore të partisë si dhe do të miratohet vendimi për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë.

10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste. Më herët Edi Rama ka thënë se një arsye pse është vendosur kjo datë ka të bëjë me  numrin e  viteve të qeverisjes së socialistëve përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.

Në një deklaratë të mëparshme Rama tha se në këtë vit 30-vjetori, do jetë një fushatë hapjeje e Partisë Socialiste, hapje e cila sipas tij do të krijojë mundësi gjithëpërfshirëse.

 

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *