Eri Aga ishte një nga konkurrentët që spikati në Përputhen. Pas një zënke të fortë që pati në emision, u përjashtua nga programi për thyerje të rregullave.

Pas daljes së tij ai është komentuar shumë për deklaratat që ka dhënë për konkurrentët që ndodhen brenda Përputhen, veçanërisht për Ledianën.

Eri tha se Lediana nuk ndjente asgjë për Mevlanin dhe se shumë shpejt do të dilnin të vërtetat.

Por përpos kësaj kemi të reja të tjera nga Eri. Ai po mendon t’i futet muzikës dhe mesa duket ka gati këngën e parë.

Në një video të publikuar në Instastory ai iu drejtohet ndjekësve: “Si thoni ju a ia vlen ta vazhdoj këtë këngën?”

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here