URGJENTE/ Ja kush janë zyrtarët e arrestuar në Ministrinë e Brendshme, mes tyre drejtoresha që u shkarkua 8 ditë më parë –





Zbulohen emrat e disa prej të arrestuarve deri më tani, nga aksioni i urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme kundër kri.mit të Organizuar dhe Korrupsionit, për tenderin e uniformave të policisë.

“News 24” raporton se Gjykata (GJKKO) ka lëshuar urdhër “arrest në shtëpi” për ish zyrtaren në Ministrinë e Brendshme, e cila ka vetëm tetë ditë që është shkarkuar nga detyra prej ministrit Bledi Çuçi. Ajo është Edlira Naqellari.

“Kontroll është ushtruar edhe në banesën e Edlira Naqellarit, e cila mbante detyrën e drejtoreshës së blerjve të përqndruara, e cila ka rreth 8 ditë që është shkarkuar nga Bledi Çuçi.

Po ashtu kontrolle janë kryer edhe në shtëpinë e Flutura Çekrezit, e cila mban detyrën në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara.

Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Brendshme, për të cilët është lëshuar urdhër arrest, të cilët janë Fatmir Demneri, Kreshnik Bajkaj, Mariglen Buzali“, raportoi gazetarja Dorjana Bezat.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *