Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama është paditur në Prokurorinë Speciale SPAK, nga një organizatë jofitimprurëse, e quajtur “GUXO”.

Sipas saj, mbledhja e të dhënave të qytetarëve nga patronazhistët e PS është e paligjshme, ndaj nga SPAK duhet të ndërmerren veprime të caktuara. Këto të dhëna thonë 162 banorë të Tiranës, të përfaqësuar nga “GUXO” duhet të fshihen nga serverat e PS.

Kjo kërkesë i është dërguar më parë dhe Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave.

Specifikisht, në të kërkohet: (i) konstatimin e paligjshmërisë së mbledhjes, përpunimit dhe publikimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste; (ii) fshirjen e cdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët, telefonat dhe cdo pajisje tjetër elektronike e PS-së; dhe (iii) ndëshkimin me sanksione administrative të PS-së.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here